>
LETERSISHQIP

Vuajte..!

Nga drita e gushtit, grisem e venitem,
Turfulloj i dehur i përgjumur  si mbi varre..,
Kur ndjej zërin e një gruaje nis përpëlitem,
Tentoj të gjej pulsin po s'diktohet fare.

Limfën e syve s'mund ta fshij,
Në një cep zemre rrënja është përtri,
Të shoh kur tundesh unë dridhem e vuaj,
Nga kopështi yt i madh etjen nuk e shuaj...!

Edhe mërmëitja e fjalëve ra në përrua,
E mori shpirtin që ngrysej bashkë me valët e tua,
Një jetë jetova me shijen e lotëve,
Sedi pse më ngazëllen i thinjur tubi i flokëve..!

Trendafili mbahet me rruzat e kuqe,
Sepse të bardhat në luftë kishin rënë..
Verbon fusha ime mbështjellur në huqe,
Ditët po më sosen, po më sosën në këmbë..!

Thērmijat nuk i bëra dot bashkë,
Të strukura brenda teje poshtë në greminë,
Avujt që çliron flashkë, flashkë,
Deri diku më nxjerrin mërzinë..!
Peshkopi,më,03.08.2020.