>
LETERSISHQIP

Amaneti!

Në burgun e mendjes janë grumbulluar të gjitha,
Po skutat e errëta të patrazuara kanë mbetur
Do t'i lija ashtu në pritje e do ikja,
Për të sqaruar një notkë diku të heshtur.

Dua të sqaroj baba fjalët e thëna dikur,
Që  plakën e dua pranë edhe matanë..
Se vetëm me të e ndjej veten burrë,
Thonë që gratë dashurojnë, edhe atje ngrenë kalanë..

Shpirti nuk do gjej rehat, kurrë sdo tretet,
Mbi grusht të kockave do qēndroj.
Mos më lejoni djem edhe atje të rivrisja veten,
Mungesën dhe borxhet këtu do ja them..

Edhe kam gabuar prandaj smë linte malli,
Tu leja fjalën peng për më vonë.
Se këtu ç'do ditë po më pyet varri..
E don ti ende gruan, ajo ty të lēndon!?

Zëri im i largët nga botë të tjera do t'i vij,
 Mos e mundo veten sepse nuk është befasi,
Nuk do të bjerë më mendja për të  gjallët,
Sa të ndjesh frymëmarrjen time, ke thënë mungon ai!

Poshtë rrasës aty do të pres pa zë,
Ku gati të pret i imi shtrat,
Në vesh do thuash nuk do iki më,
Tani jemi prapë të jetojmë vdekjen e gjatë..!

Vitet ikēn një nga një e amaneti te ty erdhi,
Tani simbole në liri një zambak e një selvi,
Si mister në ëndërr më vini,
Për të zbutur ndonjë stuhi..
Peshkopi, më 27.08.2020