>
LETERSISHQIP

Ç'mu Errën Sytë!

Ç'më erren sytë kur shoh pallate të shqyera,
Frymën më zënë e këmbët tërheq zvarrë,
Makinat fluturorjnë në trotuare..
Koha apo ne jemi të marrë...!?
 
Ç'më erren sytë e pështirosem
Grindem nën vete e gati jam të lajthitosem...
Tek krekosen zyrave e kafeneve duke thurur intriga,
Kur i sheh që kapardisen në shumicë janë debila...

Ç'më erren sytë, kur shoh lulishte drurë e stola të sakatuar,
Të gjitha rënkojnë, vetëdija po ecën në të asgjësuar,
Djalli fshehur në fytyra njerëzish fërkon ato duar,
Tek rrjepin në errësirë, sytë m'jan gati në  t'verbuar..

Ç'më erren sytë, kur qen,njerëz lëvizin të pashqetësuar,
Në kallëdrëmin me gur copa, copa të  qëruar,
Unë rend e përlotem, llogaria poshtë ekuilibrin m'ka rrëzuar,
Më duket vetja lakuriq në këtë vend  të zituar...

Me sy të zgurdulluar e si hije lëvizim,
Ende gënjeshtrën e shohim si shpresë
Sytë mbeten nga qielli kur ngrihemi në mëngjes,
Si grup të presim apo do qajmë me dēnesë...!!

Peshkopi, 14.10.2020