Bedri Çera Poezi
Bedri Çera

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Fort Rënkoj!

Përpiqem t'i jap zë rēnkimit...
Për tē mos mbetur gjithmonë i trazuar,
U lodha e u t'kurra duke pritur..
Nën ngjyrën gri i vetmuar..

Si dimër i përgjumur ndjek perendimin,
Siç pema e ç'veshur i drejtohet qiellit,
I pickuar gjatë ei lodhur pres zgjimin,
Si pasqyrë konkave që reflekton me diellin..

Hija e dēshpërimit shpërfill kufirin,
Siç shpërfillen pemët pa gjethe
Edhe duart lart gjithmonë t'i linim..
Rënkimi i gjatë të shtrembëron ymrin..

Pse vargjet e dashurisë dhe dhimbjes më ngulin..!
Mē rreshket buza e shpesh më plas..
Përpiqen shtërngatat nga vendi të më shkulin,
Jam fut nën darë e nuk uluras..!

Termometrin me forcë e shkund
Infeksionin, thëngjill të ndezur ta mund,
Që rënkimi të mos notoj e anës të zej myshk,
Shpirti im pa mëdyshje s'ka arsye të zë ndyshk..

Do duroj, shoqëria jonë do të mbushet,
Siç do mbushen pemët me ngjyra e cicërima,
E dimri i keq le të futet, andej nga erdhi në vrima..
Bylbili i Mjedës t'derdhet mbi rënkimin, ta zej atë n'shqelma..!!

Peshkopi, më, 06.11.2020

ymer = jetë

- Poezi nga Bedri Çera



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0