>
LETERSISHQIP

Meditim

Kur meditoj strehën kërkoj në qiell
sistemohem mbi re tu shpëtoj erërave,
prangat mendimit ja ç'monton dita me diell,
udhëtimi pulson i lirë si nën vorbullën e verërave..

Ngjaja me një fantazëm mbi tymin e cigares,
zërat ritmikë të zogjve më ndiqnin nga poshtë,
oh,nxehtësinë shijoj si insekti i furrtares,
me purtekë fshikulloj këtë dynja të lashtë.

Ktheva faqet mbase nxihem si me solar,
desha të provoj ndjesitë e botës matanë,
po fytyra ngjyrë nuk më kishte marrë,
do thyhesh thanë,mosha më nuk të mban..

Zhytur në hijen e imagjinatës shpresat ngjallen,
dielli më pason hënën të më josh,
akrepat e orës me moshën tallen,
ndjej rrugën e kthimit që mbetet bosh..

Shpesh herë humbas,humbas vetëm,
mbi re më duket vetja poet i madh..
më ndjek nga pas Trojaku i i lindjes,
një yll i rëndë,  vendosur në një livadh..

Si do të shpëtoj nga muza e mbushur me meditime,
me pafajësi shpirti më është ngarkuar,
endem i mbushur me nostalgji e kujtime,
edhe mbi re nuk po gjej qetësinë time..!!

Përpiqem të mbush mushkëritë me oksigjen,
turbulencat ngujuar më mundojnë,
poezitë nuk mund ti shkruaj pa u dridhur,
meditimi mbi re, gërvishtje që shpesh më  çliron..!!

Trojak = Fshati im i lindjes Dibër

Peshkopi,më,06.02.2021.