Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Vendlindjen


Ah Fshat !

Një valë ëndrrash të vjetra më shpupurit,
një copë shpirt pata lënë të vetmuar,
ku dhimbja e gjatë mu kthye në bronshit,
dielli këtu më s'të ngroh, oh ç'ndjehem i gozhduar..

Qiri desha të ndes e ti marrë erë,
ta vendos mbi varrin e virgjër të rinisë,
një dritëz të ftohtë tek koka ta lerë,
at dremitje të pashuar që kisha varë në një lis..

Vështrimi im ngulitur në sytë e kujtimeve të mia,
fshatit tim i dëgjohen që larg ofshamat,
endëm mbi shtatin tënd me këmbë të mpira,
ngashërehem tek vargjet, vetëm ato i gjej të lira.

Desha të ti puth stinët e jetës,
edhe pse natën më vijnë të ftohta e të frikshme,
ndaj largohem si pelte rrugë e parrugë,
me vete marr at kujtim që m'lej pagjumë..

Peshkopi, 07.04.2021.

- Poezi nga Bedri Çera


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim