>
LETERSISHQIP

Të Presim !

Oleandër ngjyros lulen blu me njëzet e pesë,
Flaka e purpurt të largoj terrin e heshtur,
Krraitja e korbave në të ftohtë le të mbesë,
E qeshmja e fortë faqeve të më zbresë...

Lulet ti kam vaditur me lotët e viteve..,
petalet blu ti ruajta si shenjë të veçantë, kërkova mbi hapsirën e duarve të mija tej limiteve,
me zjarrin e dëshirave që afrohet miteve..

Ti falem çastit nën rezatimim e ëndrrave,
ankthi im i mashtruar nga sytë e jetës,
prita me rënkime e kujtime t'rrënqethura,
u lodha, u lodha nga magjitë që i bëra vetes..

Thashethemeve u ndruhem si një vajzë e mbyllur,
më rrëmbejnë si kështjellë ere petalet blu,
te drita ndezur shikoj fytyrën që ndrit prej hutimit,
duke mërmëritur atë, misterin e bashkimit..!
Peshkopi, më, 17.04.2021