>
LETERSISHQIP

Kur Nuk E Kap Ritmin!

Koha harkon ylber mbi xhaminë e vjetër,
njerëzit me sytë nga koha gjithë shpresë,
mund të dëgjosh pëshpërimat  e tyre pa letër,
por mendja tek ylberi do t'ju mbesë...!!

Ç'farë do  ky ylber mbi minaren e lodhur pa dritë?
me formën e një statuje kryqëzuar si valë,
kur demonët konsumojnë shpirtin tuaj çdo ditë,
më kot prisni që mëkatet tuaja me u falë...

Sytë e mi të neveritshëm e të devijuar,
ndjejnë adresat e tmerrshme të tronditjeve,
Shpjegoj kronikat e huazimit nga bota e harruar..
puplat mbaj si provë, një zogu të larguar..

Ky mund të jetë ankthi,si një hije e arratisur,
humbur në horizont pa kthim mbrapa,
një ditë do ta kuptoni, sedi..
që lulet e çelura nuk qëndrojnë gjatë në shi.

Xhamia e vjetër, një kronikane statike,
ndjehet keq me rrugët e humbura,
e ylberi është degëdisur majë mali si relike,
noton i gjori qytet me gjallesat e përgjumbura...!!

Peshkopi, më, 07.05.2021.
Shënim :  Një simbolikë apo një shije e hidhur pas zgjedhjeve...!!