Bedri Çera Poezi
Bedri Çera

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Bota Ime! Klithma Ime!

Oh, bota ime e plagosur nga koha,
më kot të ndërtova me sytë e shpresës,
botë e shkumëzuar në thepisje brigjesh,
valë me rrëkeza vreri e njolla djersësh..!

Oh, bota ime, lot i hidhët në syrin tënd,
akrepa të një ore që kurrë s'ndalon..
paqja në zbrazëti nuk pyet për askënd..
e shkruan historinë me gjakun që t'pikon..!

Krahët janë mpleksur,shpirtrat një mbi një,
na mbyti rrjedha vrerit e s'po ndalon më..
shpresa endet e rrëzuar përdhe..
koka na mbeti pas, çfarë kërkojmë ne..!?

Në thellësitë e kohës kemi humbur,
bota ime, dridhet dhimbja nën diellin tënd,
harresa e hypur në një lundër..
lëviz në drejtim paditur pa pyetur askënd..!

Oh, bota ime, kotësi e trazuar,
që fishkëllen mbi kokën time..
fryhesh e fryhesh edhe duke të lexuar,
plagët që rrjedhin si hodhe pas shpine.!

Peshkopi, më 12.03.2022.

- Poezi nga Bedri Çera



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0