Bedri Çera Poezi
Bedri Çera

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Në Segmentin Tim!

Më mbeti segmenti i ç'veshur,
me këngën e lavjerrësit ngecur,
kjo tokë ndërthurur sinjalesh..
me sy të lagësht, lotësh e ndarjesh..

Në bebëzat e syve të mi..
më pulson një hije e dehur..
dobësitë koha s'mi fsheh dot më,
kokë ulur troket me ritëm e s'më lë..!

Netët memece më zgjaten si hija..
përpiqem më kot të jetoj si mur i gjallë,
frymë pas fryme, vrapoj ditët e mia..
qetësoj kujtime e iluzione djaloshare në të rrallë..!

Jetoj me huqet e mia të mbrapshta..
më lodhi një lloj anemie emocionale..
elegante mërzia më vjen nga përjashta,
limfa më është holluar në botën reale..

Prandaj më mbeti segmenti i ç'veshur..
kur ndjej trazinë e një turme konfuze..
valët e ftohta po më thahem si lëvore,
si përbuzja e një dashurie inferiore..!!

Kam jetuar edhe si masë amorfe..
përzier me zhurma në torfën sociale,
ky segmenti im mban ende frymë e polen,
kjo është simbolika ime që lind pa agim..!

Peshkopi, më 03.06.2022.
Flururat një simbolikë e këndëshme e jetës time..!

- Poezi nga Bedri Çera



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0