TEKSTESHQIP

Bedri Islami
Kujtimi I Rinise
Lyrics

Vjen si erë e lehtë, ledhaton
Vjensi shpresë e re, dhe më sjell
Ditën që m'buzëqesh, që n'agim
Këngën që më ngjall frymëzim...
Ledhatimi yt, më kujton
Kohën që më shkoi, si vegim
Drithërimi yt, prapë më zgjoi
Ëndërrën që nuk zhduket n'harrim

// Kthehu, kthehu, n'ëndërr t'vonë, o trishtim
Unë do t' kthehem rrugës sime pa pushim
Këngës sime mos i shto më shumë pikllim
Ooo kujtim, i rinisë //

Vjen si erë e lehtë, dhe më sjell
Këngën që më zgjonte gëzim
Ditën që m'buzëqesh, që n'agim
Lule të rinisë për kujtim
Ledhatimi yt, më kujton
Kohën që më shkoi, si vegim
Drithërimi yt, prapë më zgjoi
Ëndërrën që nuk zhduket n'harrim

// Kthehu, kthehu, n'ëndërr t'vonë, o trishtim
Unë do t' kthehem rrugës sime pa pushim
Këngës sime mos i shto më shumë pikllim
Ooo kujtim, i rinisë //

DËRGOI: