TEKSTESHQIP

Bedri Islami
Me Mundon
Lyrics

Më mundon kur je largë meje
Më mundon kur nuk të shoh
Më mundon kur zbardhet dita
Edhe nata që s'mbaron

Më mundon gjithçka pranë teje
Më mundon që s'të prekë dot
Më mundon pranë telefonit
Më mundon, sa më mundo-on

Dua gjithçka tëndën shpejtë un' t'a harroj
Edhe diellin t'a largoj, sa më mundo-on
Ti më mundo-on
Dua një planet t'a gjej, atje të shkoj
Edhe dielli që t'ketë brenga t'a harroj

Kërkoje, kërkoje të vërtetën, dhe dëgjo
Dëgjo zemrën, që të flet me kaq pasion
Harroje, harroje zërin tim në telefon
Dhe kupto se asnjë tjetër s'të duron
Kërkoje, kërkoje të vërtetën, dhe dëgjo
Dëgjo zemrën, që të flet me kaq pasion
Harroje, harroje zërin tim në telefon
Dhe kupto se asnjë tjetër s'të duron
Kështu si uu-unë...

DËRGOI: