>
BIOSHQIP
Biografia
Kantautori i mirënjohur konfirmoi ndarjen nga grupi "Machiato Band", ku ai ishte producent, kompozitor e pianist dhe filloi karrierën e tij si solist.

Më datë 18 Nëntor 2018, Belle publikon videoklipin "Me Lot". Muzika e këngës u punua nga Nurteel, Bekim Hallaqi, teksti u shkrua nga Ghulo. Videoklipi u prodhua nga BUG Production.

Në Janar 2019, Belle bëhet vokalist i grupit legjendar “TNT” dhe do i rikthehen skenës muzikore me këngë të reja. Dakordimi është arritur pas bisedave mes tij dhe anëtarëve instrumentist të grupit të cilët me vite e kanë përfaqësuar atë. Emri i madh dhe historia e pasur krijuese e “TNT” duket ta ketë joshur Bellen që ta vazhdojë rrugëtimin muzikor si pjesë e rëndësishme e “TNT”. Belle konfirmoi se do jetë vokalisti i grupit dhe tregoi se “TNT” rikthehet me një imazh modern, si në aspektin e audio e video produksionit ashtu edhe në aspektin estetik.