>
BIOSHQIP
Biografia
I lindur në një fshat afër Tetoves, ai rrjedh nga një familje muzikantesh ne zhandrin e muzikes popullore. Në fëmijërinë tij, Bekimi ka qene i aktivizuar neper shfaqje te ndryshme edhe mesuesi i tij i muzikes, Agroni i Grupit Elita 5, bashke me Virusin (Nexhat Mujovin) zbuluan talentin e tij. Pasi kreu 8 Vjecaren, Bekimi erdhi në Zvicër dhe filloi shkollimin e metejshem dhe punonte si te gjithë shqiptaret, por ajo që kishte në gjak ishte muzika. Atje ai publikoi albumin "Vajza e Lazruar", si dhe nje album Kolazh te Jehona ne Tetove. Vazhdimisht pa nderprere ai ishte aktiv me Organo si dhe me Vocal dhe Këndoi në shumë lokale të Zvicrës. Ai vazhdoi te merret me muzike ne Zvicer, por per fat te keq nuk nxori asnje kenge ne treg per fansat e tij. Edhe pse ai nuk njihet shume per momentin, te gjithe muzikantet dhe kengetaret e trojeve shqiptare e njohin si instrumentalist dhe si kengetar. Shume vite me heret ishte ne tregun muzikor shqiptar dhe beri shume kenge dhe hite, por per arsye personale, ai u shkeput nga tregu per nje kohe shume te gjate edhe pse ne Zvicer kendonte ne restorante Live, si dhe shoqeronte vazhdimisht koleget e tij me organo. Pas shum viteve, Bekim Selami u rikthye ne skene per Vitin e Ri 2015.

Më datë 4 Korrik 2016, Idajet Sejdiu & Bekim Selami publikojnë videoklipin "Mallku Qofsh O Gurbet". Teksti u shkrua nga Idajet Sejdiu.

Më datë 26 Gusht 2016, Bekim Selami publikon videoklipin "Zemra Me Loton".

Më datë 9 Nëntor 2016, Bekim Selami publikon videoklipin "Lutja".

Më datë 13 Shkurt 2017, Bekim Selami publikon videoklipin "U Betova".

Më datë 6 Prill 2017, Bekim Selami publikon videoklipin "Zemra Ime".

Më datë 21 Shkurt 2019, Bekim Selami publikon videoklipin "Regaton Me Kalle".