>
LETERSISHQIP

Lute Vetëm Zotin

Mos i lut njerëzit të të japin diçka,
që Zoti nuk dëshiron të ta japë.
Duke kërkuar, thjesht humb:
krenarinë, kohën dhe respektin për vete.
Në fund ata prej të cilëve kërkove,
krenohen që thyen krenarinë tënde.
Bëj durim, se mund të ndodh që,
Padurimi yt, të bëhet arma e armikut tënd.
Nëse disa njerëz ikin prej teje,
nuk do të thotë se ti nuk ke vlera.
Ndoshta pikërisht ata që ikin nga ti,
janë të pavlerë dhe nuk ndihen komod afër teje
sepse nuk kanë me çfarë të të shoqërojnë ty.
Urrejtja e tërë njerzve të botës për ty,
përballë dashurisë së Allahut për ty,
peshon më pak se krahu i mushkonjës.
Koha nuk shëron asgjë,
por thjesht largon nga ti, ata që të lënduan!
Nganjëherë heshtja nuk është pajtim,
me gjërat në fjalë ose rreth teje,
por është virtyt që ngërthen në vetvete
qetësinë dhe shmangien e konfliktit me njerëz,
që nuk ia vlen as të hargjosh frymë,
për të diskutuar me ta.
Ne lindim të pastër dhe të veshur me rroba të bardha,
pa asnjë njollë.
Mirëpo rruga, në të cilën udhëtojmë,
nga lindja gjer në vdekje,
është e paasfaltuar
Nëse ngutemi, do të na bien pika balte në shpinë,
nëse ecim shumë ngadalë,
ka rrezik të zhytemi në të krejt.
Më së miri është të ecim mesatarisht,
pra pa u baltosur dhe pa u fundosur.

15. IX .2013