Qyteti I Kuq
Sokaqet, rrugët e sheshet
Ngjyrë të kuqe stolisur
Kufomat i bëjnë roje
Qytetit të braktisur
Zërat e ëmbël të kalamajve
I zëvendësojnë krismat e automaikut
Shtëpitë tona i vizitojnë tankset
Në vend të mikut
Minat, bombat e mitralozët
Së gjëmuari nuk ndalojnë
Qytetin e rinisë
Në “Qytetin e Kuq” e shndërrojnë.
2. III .2013
- Poezi nga Benjamin Krasniqi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Benjamin Krasniqi
Komente 0