>
LETERSISHQIP

Sa Bosh...

Sa bosh është ajo zemër,
Që në brendësin e saj nuk e ka dashurinë për Allahun.
Sa i trazuar është ai shpirt,
Që nuk e ka frikë Krijuesin e vet,
Por frikën e ka nga krijesat tjera.
Sa bosh janë ata sy, që nuk lotojnë për mëkatet,
Dhe mallin për Muhammedin s.a.w.s
Sa e pa dobishme është ajo gojë,
Që nuk e përmend Zotin e vet.
Sa dëm është ajo ditë,
Kur kalon pa iu përkulur Allahut,
Pa iu lutur Atij,
Pa menduar për të.
Sa të shurdhër janë ata vesh,
Që u kalojnë ditë, muaj e vite,
E asnjëherë nuk e dëgjojnë fjalën e Allahut.
Sa humbës i madh është ai njeri,
Që jeta i kalon ne çdo vend tjetër,
Përveçse në Xhami.
Sa i rendë do të jetë dheu i varrit,
Për atë qe sa ishte gjallë,
Jetonte me mendjemadhësi dhe kryeneçësi mbi tokë,
Dhe nuk pranonte të përulej dhe të besonte argumentin.
Gjerësia e tokës që i dukej e pafund,
Do të ngushtohet dhe do ta ngulfat,
Natën kur do të filloj llogaria.
Epshet e kësaj bote, në natën e varrit,
Do të i bëhen gjarpërinj.
Nuk ka dobi nga goja, që nuk e përmend Allahun,
Nga syri që shikon të ndaluarën,
Nga dora që prek haramin,
Nga veshi që nuk e dëgjon Kur’anin.

12. V .2014