Shpirti, Mendja Dhe Trupi

Njeriu është i ndërtuar nga tri elemente:
Shpirti, mendja dhe trupi.
Secila nga këto kërkon të ushqehet.
Secila kerkon ushqimin e vet.
Secila kërkon ta shuaj urin dhe etjen e vet.
Secila ka ushqimin e vet specifik.
Shpirti kërkon të ushqehet me adhurim dhe falënderim, ndaj Zotit.
Vetem aty ngopet dhe aty e shuan etjen.
Mendja kërkon të ushqehet me dituri,
Ta njoh Zotin e vet dhe krijesat e Tij.
Kërkon të meditojë për botën dhe gjërat që e rrethojnë.
Kërkon të mësoj si ta adhuroj Zotin e vet.
Si të arrijë që Zoti i tij të jet i kënaqur me të.
Trupi poashtu kërkon të ushqehet,
Edhe ky e ka ushqimin dhe pijen e vet specifike.
Ushqimi i trupit është material që i takon kësaj bote.
Shpirti kërkon bukë e ujë.
Pra secila komponent kërkon të ushqehet.
Nese njëra mbetet pa ushqim, zinxhiri këputet.
Pa adhurim dhe ngopje të shpirtit,
As mendja e as trupi, nuk do te jene te ngopura.
Pa dituri dhe ngopje të mendjes, njeri nuk do të dijë,
Si ta adhuroj Zotin, në mënyrën se si Ai e meriton.
Por edhe pa e ngopur trupin nuk do të kesh fuqi,
As ta ardhurosh Zotin e as të kërkosh dhe fitosh diturinë.
Ky është një trekëndësh në të cilin mungesa e secilës drejtëz,
Shkakton një humbje të madhe dhe krijon një boshllëk.
Ta adhurojmë Allahun sa më shumë dhe ashtu siç e meriton,
Ta kërkojmë diturinë me të cilën është i kënaqur Allahu,
Si dhe të ngopemi me ushqim aq sa na mjaton.

26. VI .2014

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  11