>
LETERSISHQIP

Ngope Zemrën Me Allahun

E ndien se të është rënduar trupi,
Të duket vetja se peshon disa ton.
Të është ngurtësuar zemra, më e fort se çeliku.
Të është errur shikimi, çdo gjë është e zezë.
Nuk ke forcë të ecësh, as edhe disa hapa.
Nuk gjen gëzim aspak, vetëm i mrrolur dhe i mërzitur rri.
Nuk më tërheq asgjë,
Gjithçka ka pamjen dhe shijen e njëjtë.
Askund nuk gjen qetësi,
Asgjë nuk të ngop edhe pse ushqehesh çdo ditë,
Asgjë nuk ta shuan etjen edhe pse pin ujë?
Asgjë materiale nuk të ngop.
Gërmo thellë në zemër.
Vetmohu me shpirtin tënd,
Bisedo me të si miku me mikun.
Pyete se çfarë i mungon?
Pyete ku e ka hallin?
Pyete zemrën, pse nuk gëzohet asnjëherë?
Ndalu dhe mendo në heshtje.
Ku është problemi?
Ti po e ushqen trupin me ushqimin më të shijshem,
Po ia shuan etjen me pijet më të ëmbla.
Po ia plotëson të gjitha dëshirat.
Po ia vesh të gjitha rroba më të shtrenjta.
Po e parfumos me parfumet më të shtrenjta dhe më të këndshme,
Me aromat më tërheqëse.
Po i ngasë veturat më të bukura dhe më luksoze.
Po banon në pallat.
Të rrethojnë femrat më tërheqëse dhe më të bukurat,
Asgjë e kësaj dynjaje nuk të mungon,
E ke jetën përrallë, prandaj nuk po gjen qetësi.
Nuk ke gjumë në sy.
Nuk të zë vendi vend.
Askund nuk mund ta qetësosh zemrën dhe shpirtin.
Thellë diçka tek ti është e pangopur.
Shpirti yt kërkon diçka tjetër.
Zemra kërkon diçka tjetër.
Shpirti dhe zemra kërkojne diçka që nuk i takon kësaj bote,
Diçka që nuk është materiale,
Diçka që është qiellore,
Diçka që është krijuar diku lart,
Kërkon diçka që është bërë obligim, atje në qiellin e shtatë.
Zemra dhe shpirti yt kërkojnë të ngopen me besim,
Me bindje ndaj Allahut.
Ato kërkojnë të bien në gjunjë para Tij.
Ta dëgjojnë Kur’anin.
Të qetesohen dhe ngopen.
Shpirti dhe zemra jote e kërkojnë Allahun,
Për tu mbushur me besim, përulje, namaz dhe Kur’an.
A dëshiron të qetësohesh?
A dëshiron ta shijosh lumturinë dhe gëzimin e kësaj bote të vështire,
Edhe sikur të jetosh pa asgjë, vetem me një copë bukë dhe një gotë ujë?
Kur zemra dhe shpirti janë të ngopura,
Trupi nuk kërkon asgjë tjetër.
Shpirti bosh, trupi kërkon gjithçka,
Zemra pa dashuri për Zotin e saj, kërkon vetëm të gjejë prehje diku.
Edhe pse e dinë se nuk arrinë ta gjej, ajo prap kërkon,
Sepse është e pangopur.
Trupi që nuk është rob i Zotit të vet, do të jetë rob i epshit.

26. VI .2014