>
LETERSISHQIP

Mos Ndrysho

Kalimi i kohës sjell ndryshime tek të gjithë.
Në rrugëtimin e jetës, takojmë shumë njerëz,
Disa prej tyre të përkohshëm
E disa edhe për kohë më të gjatë,
Disa nuk mund t’i harrosh kurrë
Disa kanë ndikim tek t'i,
Sa arrijnë të ndryshojnë jetën tënde,
E disa të tjerë ikën bashkë me erën,
Ndërsa disa të tjerë të hapin aq shumë plagë,
Sa as koha nuk i shëron.
Rëndësi ka të qëndrosh ai që ishe në fillim,
E mos të bëhesh, ai që të tjerët duan të jesh.
Ata që të duan, të pranojnë ashtu siç je origjinal,
E nëse të thonë të ndryshosh,
Ata nuk të duan ty origjinal,
Por duan të krijoj një clown ose marionetë,
Që do u pëlqen atyre.
Disa njerëz nuk i tretin epoka të tëra e disa i tret dielli i parë.
Nëse dikush që të thotë ndrysho,
Sepse është më mirë si të them.
Ai/ajo nuk të do ty vërtet.
Ai/ajo kërkon që ty të të modeloj
Ashtu sikur dikë që ka humbur dikur.
Pra dëshiron që tek ti të shoh dikë tjetër,
Thjeshtë kopje të do.

4. I . 2014