>
LETERSISHQIP

Kam Vetmi

Po, kam vetmi.
Buzëqeshja në fytyrën time,
Fsheh lotët në zemrën time.
Fjalët e buta që dalin nga goja ime,
Me vaj në buzë, fshehin brenda meje,
Dhembjen që më mundon dhe më gërryen ngadalë.
Kjo vetmi e frikshme,
Më copëton zemrën dhe më torturon.
Asgjë nuk ma shuan atë etje që e kam,
Më mungon ngrohtësia dhe përkëdhelja.
Askush nuk më thotë: “mirëmëngjesi”,
Kur zbardh edhe një mëngjes i ri.
Mëngjeset kalojnë një pas një,
Por dhembja, vetmia, boshllëku që kam unë,
Asnjëra nuk kalon, asnjëra nuk tretet.
Të gjitha vetëm shtohen më shumë.
Askush nuk me thotë: “mirëserdhe”.
Kur kthehen në të ngrysur të natës.
Nata më duket se zgjat me shekuj,
Më duket se kurrë nuk do të agojë dita,
Edhe pse e di, që asgjë nuk do të ndryshoj.
Kam vetmi të madhe sa Bjeshka e Rugovës.
Kam derdhur lot në heshtje, sa ka ujë Drini.
Kam dhembje dhe vetmi. Të gjithë më mungojnë.
Ata ikën, më lanë mua këtu.
Nuk më lanë me dëshirë, por i morën pa i pyetur.
Ikën nga kjo botë me dhembje të madhe, jo pse ikën nga këtu,
Por pse më lanë mua vetëm.
Kam vetmi, kam vetmi, kam vetmi,
Por askujt nuk i bën përshtypje kjo,
Asgjë nuk ndalon, asgjë nuk ndryshon.
Çdo gjë lëviz në rrugën e vet,
Përveç dhembjes sime, ajo ka ngelur statike,
Nuk lëviz e as nuk humbet.
Jeton në brendësin time.
Sa shumë kam vetmi, askush asnjëherë nuk m’i ledhatoj flokët,
Askush nuk më foli një fjalë të ëmbël,
Asnjëherë nuk e provova ngrohtësinë e familjes.
Ata ikën herët e unë isha i vogël.
Sa shumë kam vetmi.

6. VIII .2014