A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Agonia E Vdekjes

E ndiej që më është afruar vdekja
E shoh si ikën koha
Tik-taket e orës dëgjoj
Minutat duke i numëruar
Frymëmarrja më është rënduar
Trupi më është mpirë
Zemra më është lodhur
Gjymtyrët më janë nxirë
Më janë turbulluar sytë
Gjuha më fjalë nuk artikulon
Lutëm ngadalë në heshtje
Shahadetin në çastin e fundit, mundohem ta them.
Rreth e rrotull meje
Disa pëshpëritin në vesh mes vete
Disa më lot lotojnë
Disa luten për mua
Disa vdekjen e mallkojnë.
Unë gëzohem, se nga vuajtjet shpëtoj.

7. VIII .2013

- poem written by Benjamin Krasniqi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  29





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019