>
LETERSISHQIP

Qaj...

Qaj dhe mos të të vije turp,
Qaj për atë që humbe,
Dhe qaj deri në lotin e fundit,
Sepse loti është ndiejna më e pastër
Dhe më e vërteta
Është uji që pastron brendësin e trupit
Që lehtëson zemrën dhe shpirtin
Qaj se ti je krijesë
Krijesë nga mishi dhe gjaku
Jo nga guri, druri apo çeliku
Qaj sepse ke ndjesi në zemër
Qaj derisa të fshish çdo kujtim
Çdo fjalë, çdo ëndërr, çdo iluzion
Çdo pamje apo tingull që të kujton të kaluarën
Qaj, qaj, qaj
Por, në çastin kur të shteret loti
Thaje atë, gjej një rrugë tjetër
Drejto shikim tënd, atje tej horizontit
Atje ku mund ta gjesh përsëri qetësin
Që dikush pa mëshirë ta mori
Ndërto nga fillimi një ëndërr
Që dikush me qëllim ta rrënoi
Ngrihu si feniks nga hiri yt
Realizo çdo dëshirë që kishe
Që dikush pa arsye, ta shkatërroi
Hap një derë të re në jetën tënde
Gjej në arsye tjetër, për të buzëqeshur
Për t'u ngritur në mëngjes i lumtur
Për të jetuar jetën përsëri.
Pas çdo vështirësie, vjen lehtësimi, ti beso në këtë.
Mos kthe kokën mbrapa
Të shikosh se çfarë humbe
Sepse atë që humbe, e humbe vetëm për dy arsye
Ose dhurove shumë dashuri, ose u tradhtove
Lëre të kaluarën te flejë diku në qetësi, mos e trazo aspak
Trazimi i saj rihap shumë plagë
Ika nga e kaluara, mbuloje me dhe varrose mijëra mile thellë
Për epitaf, shkruaje:
“E desha, por nga dashuria e tepërt, e humba”
Thuaj lamtumirë të kaluarës
Dhe mirë se vjen të ardhmes.

9. VIII .2013