>
LETERSISHQIP

Harrojmë Se Kemi Lindur Duke Qarë

Lindim duke qare, sikur kjo bote te mos na pëlqej
Rritemi duke pritur se dita ditës do fillojmë te flasim,
Pastaj duke pritur se sot, sot do te fillojmë te flasim.
Ne vegjëli na duket bota e bukur,
Pas asnjë gjë te keqe, na duket kopsht me lule.
Sikur po harrojmë se kemi lindur duke qare.
Kur rritemi dhe fillojmë te ecim, dhe te flasim,
Sikur dashurohemi ne këtë bote.
Humbin mendjen, na kaplon epshi.
Qajmë e qeshim për gjerat e kësaj bote,
Harrojmë se kemi lindur duke qare.
Jetojmë për një dite me te mire.
Jetojmë me shpresa te venitura.
Me ëndrra tej horizontit.
Bëjmë plane e thurim te ardhmen, ne kornizën e fortifikuar.
Shpresa është ura qe na mban, ne mes kësaj dhe botes tjetër.
Duke qeshur e duke qare, vitet e jetës kalojnë.
Mendojmë vetëm për këtë bote.
Rininë, kohen e lire, shëndetin dhe çdo gjë tjetër, e harxhojmë pas kësaj bote.
Harrojmë për çka jemi krijuar, dhe harrojmë se kemi lindur duke qare.
Jeta nuk është epsh, pasuri, gëzim e harresë pse je krijuar.
Çdo gjë ne kohe te vet , ne mase te vet, për arsyen e vet.
Një çast për zemrën, një çast për Zotin*.
Shpirti dhe trupi janë dy gjera qe e përbejnë njeriun.
Te dyja duhet ushqyer me ato qe kërkojnë.
Pasi qe kemi lindur duke qare, nuk mund te gjejmë gëzimin ne këtë bote.
Sikur te ishte bota vendi, ku lumturi do te ishte gjë e pashtershme,
Cili do te ishte kuptimi i xhenetit?

*Hadith

10. V .2014