>
LETERSISHQIP

Varrosja E Djalit

Me dy duart e mia
Fytyrën me dhe ia mbulova
Gjaku në zemër më ngriu
Dhembjen rëndë e peshova
Me lotët e syve të mi, dheun ia laga,
Lotët në sytë e mi.
Më nuk do të ndalen
Përcolla birin tim në botën tjetër
Lutem gabimet t’i falen
Kishim shumë ëndrra bashkë
Me vdekjen e tij edhe ëndrrat e mia vdiqën.
Ëndrrat e mia i kam varrosur
Me to edhe unë kam vdekur
Jetoj në botën pa ëndrra tani.
Jetoj i vdekur, në trupin e gjallë
Me ëndrrat dhe kujtime me birin tim
Që më kurrë, s’kam për ta parë.

19. II .2014