>
LETERSISHQIP

Isha Dikur, Tani Më Jo

Nuk të kam falur asnjë gabim.
Nuk e kam harruar asnjë fyerje.
Nuk më është shëruar asnjë plagë.
Nuk jam penduar që të kam fyer ndonjëherë.
Nuk e mohoj se kam qarë për ty ndonjëherë.
Nuk e mohoj ka dikur kam vuajtur për ty.
Nuk më vie turp të e pranoj se dikur të kam dashur pa fund.
Nuk e mohoj se dikur më zinte mëngjesi duke mënduar për ty.
E pranoj se zemra më rrihte për ty.
E pranoj se kur të takoja më dridheshin këmbët.
E pranoj se djersët më mbuloni kur me ty flisja.
Ajo kohë ishtë dikur.
Çdo gjë iku dhe i takon historisë.
Më nuk jam ai i atyre viteve.
Tani jam një tjetër, jam ai që ti dëshiroje.
Por nuk kam ndryshuar për ty, por nga të këqijat që m’i bëre ti.
16. II .2016