>
LETERSISHQIP

Disa

Disa çaste nuk harrohen, e disa çaste as nuk duhet të kujtohen.
Disa dhembje të japin forcë, disa forca të japin dhembje.
Disa vuajtje të shkatërrojnë, disa shkatërrime të bëjnë të vuash.
Disa persona duhet harruar, disa nuk harrohen asnjëherë.
Disa fjalë të bëjnë mbret edhe në mbretërin e mjerimit,
Disa fjalë të bëjnë lypsar edhe në mbretërin e fildisht.
Disa plagë i shëron koha, e disa shekuj nuk arrijnë t’i mbyllin disa plagë.
Disa ëndrra të bëjnë të zgjohesh me gëzim nga shtrati,
E disa realitet të bëjnë flesh një jetë të tërë.
Disa ngjarje duhet harruar që në çastin e parë pasi kanë ndodhur,
E disa nuk duhet rreshtur së kujtuari.
Disa gabime duhet falur, e në disa falje nuk duhet gabuar.
28. III .2016