Largohu

Largohu nga dashuria jonë.
Merr me vete aq kujtime, sa të nevojiten,
Që të mos me urresh, por të më kujtosh me ëndje dhe mall.
Që të përmallohesh për dashurinë tonë.
Që të lutesh për mua.
Mua me lerë aq kujtime, sa më nevojiten,
Sa për të mos dashur që më të takohemi asnjëherë.
Sa për ta falënderuar Zotin që na ndau.
Largohu aq largë sa e ndien aromën time.
Unë do të iku aq largë sa që një botë do ta zë mes nesh.
Fli e qet sikur unë jam aty.
Unë nuk do fle nga frika se do të të shoh në ëndërr.
Jeto me shpresën se tani do të kthehem.
Unë do të jetoj me shpresën dhe dëshiren, për të mos u takuar kurrë.
Kujtoje puthjen time, si një mrekulli e tetë.
Unë do e kujtoje si një kafshim gjarpëri.

27.XI.2016

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  8