Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ndoshta Gabim?

Ndoshta gabova unë?
Ndoshta gavove ti?
Ndoshta gabuam të dy?
Por një gjë është e sigurt, gabime kishte.
Gabime bëm.
Ndoshta koha ishte gabim?
Ndoshta vendi ishte gabim?
Ndoshta të dyja.
Ndoshta çasja ishte gabim?
Ndoshta fjalët ishin gabim?
Ndoshta gjithçka ishte gabim?
Sa shumë pyetje e pikëpyetje?
Sa shumë përgjigje kam në kokë.
Sa shumë pika duhet vën në vend.
Sa shumë herë fundin e ftuam.
Sa shumë herë drejt fundit shkuam.
E kur nuk e pritëm, ai erdhi.
Ironi apo dram, unë nuk e di?
Sa afër ishim e nuk mund të bashkoheshim.
Sa larg jemi e nuk mund të ndahemi.
Sa inat mes nesh, kur dashuria na bashkonte.
Sa dashuri kemi, tani kur urrejtja na ndan.
Ty të pengonte e kaluara ime.
Mua më pengonte e tashmja jote.
Gabim gjithçka ishte.
Gabim gjithçka është.
Gabim gjithçka do të mbetet.
Gabim po të ndahemi.
Gabim po të ikim.
Gabim po të bashkohemi.
Ndoshta gabim ishim edhe ne.
Ndoshta nuk dimin se çka donim.

18. III .2017

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  5



teksteshqip.com © 2007 - 2017