Të gjithë jemi për ngut, për të mos shkuar askund.
Të gjithë të lodhur, pa punuar asgjë.
Të gjithë të mençur, pa lexuar kurrë.
Të gjithë japim këshilla, por vet nuk i praktikojmë.
Jemi kundër hajnave, por vet i votojmë.
Trima për t'i mbrojtur tokat e huaja, tonat ua falim fqinjëve.
Më shpejt vjen pica, se makina e policisë në vendin e krimit.
Për kafe dalim me kostum e kollare.
Në fakultet shkojmë të veshur sikur për dasëm.
Më shumë hidhërohemi po na u vonua kafeja, se ambulanca për të sëmurin.
Na mjafton një iphone ose një Samsung, për vend pune nuk mërzitemi.
Qajmë hallet e botës, e tonat nuk i shikojmë.
Vritemi për "mexha", e me armikun kuvendojmë.
Të gjithë dijetarë feje, por në namaz nuk shkojmë.
Facebook-u platformë për ta shpalosur diturinë, që nga të tjerët e kopjojmë.
Prindërit në shtëpitë e pleqëve, por 8 marsin ua urojmë.
Mësuesin e shajmë dhe ofendojmë, por për 7 marsin, lule i dhurojmë.