>
LETERSISHQIP

Mall Për Ty

Më mbyti malli për ty.
Sa më mungon, sikur ta dije?
Nuk ecën koha, pa ty.
Kam mall, aq sa nuk mund të flas.
Më mungon çdo çast.
Më mungon sikur ajri.
Ku je tani?..kur malli po me djeg për ty?
Të dua deri në mallëngjim.
Më mungon deri në lot.
Kam mall për ty.
Dua ta dëgjoj zërin.
E dua qetësin që ma fal prania jote.
Ku mbete?
Ku je?
Pse humbe?
Eja në përqafimin tim...tani.
Eja se më mbyti malli për ty.
Eja sepse të dua, më tepër se vetëvetën.
Me lot në sy po shkruaj...
Me mall për ty po mendoj..
Nga malli për ty po thuri vargje..
Nga thellësia e zemrës po lutem për ty.
Nga fundi i shpirtit po vuaj.
Mall, mall, mall dhe vetëm mall kam për ty.
Po shkrihem ngadalë nga mungesa jote.
Po shuhem nga malli për ty.
Po vdes nga dhembja për ty.
Po të pres vetëm ty.
Kam mall për ty.
Më mungon ti.
Mos më deno me mungesën tënde.
Të dua përjetësisht, qetësia ime.

9. V .2017