>
LETERSISHQIP

Tinëzisht

Çdo gjë që ndërtova me sinqeritet,
ma rrënuan me gënjeshtra.
Çdo gjë që e fitova me ngritje zëri,
ma rrënuan në heshtje.
Çdo gjë që arrita me kokëfortësi,
deshën të ma marrin me butësi dhelpëre
Tinëzarët, tinëzisht punojnë.
Duke të buzëqeshur, çdo gjë të rrënojnë.
31. VIII .2017