>
LETERSISHQIP

Ti Çka Fitove

Kërkoje të jem perfekt, ndërsa vet gaboje çdo ditë.
Kur unë kisha nevojë të të shihja, ti nuk kishe kohë për mua, por për çdo kë tjetër gjeje kohë.
Doje të më modeloje sipas qejfit tënd, sikur dikë që dikur ke dashur.
Të thashë: "o më duaj të tillë, o mos më duaj fare".
Dua ta di, çka fitove?
Unë humba, por as ti nuk fitove asgjë.
Jemi krijesa që gabojmë, por vetëm një herë falet gabimi.
E ti gaboje vazhdimisht.
Çdo gjë e imja të pengonte, e gjërat tua doje të m'i imponoje.
Thonë: "dashuria nuk ka kushte", ashtu dhe unë të dashurova, por ti më kushtëzoje në çdo gjë.
Çka fitove?
Duke u munduar të më ndryshosh, më humbe.
Duke u munduar të të mbajë, më lëndove.
Prap po të pyes, çka fitove?
Të kërkoja falje çdo herë që gaboja, por kërkimfaljen time, e more për dobësi.
Çka fitove?
Duke kërkuar liri, e burgose zemrën tënde.
Të gjithë i dëgjove, kur të folën keq për mua.
Madje u'a ndihmove.
Kërkoje të më modeloje, por më ndryshove.
Çka fitove?
Tanimë jemi larg, të dy kemi ndryshuar.
Ti ke disa rrudha më tepër në fytyrë, e unë disa thinja më tepër në kokë.

07. IX .2017