>
LETERSISHQIP

Përball Me Vetminë

Kur mbeta i vetëm, e kuptova se kush jam.
Kur te gjithe ikën, zbulova forcën që kam.
Vetëm në vetmi, gjen të vërtetën e jetës.
Kur të gjithë ikin, gjen rrënjët e së vërtetës.
Kur askënd se ke përball, sheh vetëveten se kush je.
Vetëm kur ke prekur fundin, zbulon miqtë që i ke.
Vetmia tregon ato, që shoqërimi i fshehu.
Siç e zbulon mëngjesi, cili qen gjatë errësirës lehu.
Vetmia tregon, se kujt duhet nënshtruar.
Tregon se kush është Ai që duhet besuar.
Përball me vetminë, e njeh Zotin tënd.
E sheh të vërtetën, se perveç Tij, nuk e ke askënd.
Vetmia në këtë botë, ta kujton, vetminë e Berzahut.
Ta kujton Mahsherinë dhe mëshirën e Allahut.

26. IX .2017