A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Më The...

Më the: "ti je bota ime",
Por ti ike e më le të vetëm në botën tënde.
Më the: "vdes, e nga ti nuk ndahem".
Ike e gëzuar, madje pa thënë asnjë fjalë.
Më the: "betohem me zemër".
Nuk paska qenë betim zemre, por vetëm fjalë goje.
Nuk të urrej aspak.
Nuk të mallkoj aspak.
Nuk të shaj.
Ashtu ke dashur, je larguar me dëshirë.
Asgjë nuk të themë, veçse: "lamtumirë"!

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3





teksteshqip.com © 2007 - 2017