>
LETERSISHQIP

Ajo

Ajo është realiteti që dikur e kisha ëndërr
Ajo më bën të zgjohem nga shtrati, edhe atëherë kur nuk e kam asnjë arsye për të marrë frym.
Ajo është më e bukur se secila.
Nuk mund ta kem, por më mjafton që e njoh qoftë edhe nga larg.
Ëndërroj t'ia vendos unazën në gisht, por e di që është vetëm ëndërr.
Kemi një oqean në mes dhe vetëm një barkë njëshe për të dalur në breg.
Jetojm afër, por një botë e zë mesh nesh.
Çdo hap drejt saj është një jetë larg saj.
Nuk mund t'i afrohem edhe pse digjem për të.
Ajo është vajza që e dua, por për mua është e ndaluar.
Kam menduar që bota është e vogël, por kur po hyka në mes teje dhe dikujt që e do, qenka e pakaluar.
Duhet të pajtohem vetëm ta dua, dhe ta shikoj nga larg
e ndoshta një ditë do të ia uroj fejesën dhe martesën, e ndoshta edhe kur ajo të lind një femijë.