>
LETERSISHQIP

Shkëndi

Nuk jemi parë, po jemi prekur me zemra
Fjalët zjarr që ndezin çdo gjë
Trupat digjen në heshtje
Fjalët nuk shuajnë asgjë
Shkëndi që ndezë çdo gjë
Le të rrëshqasim lakuriq në humnerën e zjarrit
Le të rrjedh çdo gjë nëpër trup
Ëndërr, imagjinat, pritje
Afsh pa fund
Gjak fillestar, dhembje të ëmbla
Fjalë të ngrohta në vesh
Ledhatime erogjene
Epsh e zjarr
Diku në një ishull të vetmuar
Mes uji, nën nxehtësin e diellit
Asnjë milimeter mes nesh
Imagjinat shkëndi epshi