>
LETERSISHQIP

Merre

Merre zemrën time me vete
Më nuk frymon pa ty
Merre dhe bëj ç'të duash me të
Nuk më nevojitet asgjë
Ka vdekur tashmë
Edhe unë kam vdekur së gjalli
Merre edhe zemrën, pasi çdo gjë tjetër more
Merre edhe jetën
Ç'më duhet tani?
Merre dhe bëj ç'të duash.
Ta dorëzoj me kënaqësi
Sepse ti aty gjen lumturi
Duke vrarë zemra dhe mbytur jetë
Jeto me dy zemra
Me dy jetë
Pa asnjë fytyrë