Jeto, Por Jo Për Mua

Me shijën e buzëve tua, po i kaloi ditët
Me dëshirën për të mos u zgjuar i gjallë, po bie në gjumë
Me dëshirën për të vdekur, po zgjohem nga gjumi
Me mijëra vuajtje po jetoj
Me kujtimet e asaj dite, po jetoj
Po vdes çdo çast nga mungesa jote
Me ty orët ishin sekonda, tash pa ty minutat janë vite
Ku gabova?
Të desha më shumë se vetet, por si duket nuk më besove
E di që kemi diferencëp, por "dashuria nuk njeh moshë", me the
Vitet janë veç numra
A e meritova këtë dhembje?
A jam ai që nuk të meritova?
Apo nuk munda të të bëj të lumtur
Si të jetoj pa ty?
A të çmendem?
Më fal, që të dua çmendurisht!
Më fal, që mendova se edhe ti më do muat
Më fal
Nuk do të vdes
Do të jetoj duke të parë si do të jetosh jetën tënde
Nuk do çmendem
Do të jetoj për të ardhur mysafir në dasmën tënde
Zemra le të digjet ngadalë
Le të vuaj pafundësisht
Nuk ka gjë
Mbi dhembjet e mia, ndërto një jetë të re
Janë themele të forta
Do të bëhem kurban i lumturisë tënde
Jeto
Nuk të themë dot "lamtumirë"
Jeto, por jo për mua

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6