>
LETERSISHQIP

Kujtime Në Gur

Në pllaka argjile me hieroglife jeta e shkruar
Për të mos u lexuar
Në gur mermeri skalitur disa radhë, epitaf për ne
Në gur graniti gdhendur, portrete e statuja
Atë që papiruset nuk e ruajtën, bën gurët
Portrete në gurët e pajetë
Gur pa jetë, që ruajnë një jetë të tërë
Histori shkruar në gur
Në pllaka argjile, kujtime të ruajtura
Edhe ne jemi nga dheu
Të krijuar nga vet Zoti
Brum nga llaçi e krejt tokës
Nga dheu, mbi dhe, në dhe
Me një gur tek koka
Një epitaf të shkurtër
Kjo është jeta