>
LETERSISHQIP

Kosovë

Sa gjak derdhur në tokën tënde
Ende pa u tharë dheu mbi një varr, duhej hapur tjetrin.
Fusha e Mëllenjave, u bë Fushë e Lulëkuqeve.
Gjithçka e ndërtuar mbi themele të forta qëndron gjatë, edhe Kosova në themel ka trupat e familjes JASHARI.
Ndonjëherë duhet vdekur disa, për tu ngritur me mijëra të tjerë.

Eh Bac...sa shokë të dolën pasi vdiqe.

Shokët që nuk ishin me ty në betejën tënde, u bën milionerë duke gënjyer për ty.

Kanë vjedh edhe në varrin tënd.

Po të vijnë tek varri në vizitë, jo pse të duan, por veç për fotografi dhe për vota.

Bac...mirë që nuk je gjallë në mesin tonë
Edhe ty do të të burgosnin këta kuisling.

Nanë Zahide, sot të kanë harru, ata që hëngrën bukë nga duart tua, këta bukëshkar.

Babë Shaban, malli më ka marrë me të pa e me ta dëgju zanin.
Rrite burra të fjalës, e jo kusar.

Axhi Hamzë, vallet nuk e kanë hijeshin pa ty. Na mungon buzëqeshja jote.

Lufta ishte paqe për ju.
E fituat e nuk e turpëruat pragun.
Bukëshkarët e kusarët e humbën paqen.

Bac, sot po ta uroj datëlindjen,
Sepse heronj kanë veç datëlindje, sepse gjithmonë janë të gjallë.

Dëgjohemi prap Bac...t'fala nga Prishtina.