>
LETERSISHQIP

Plaku

Për të gjithë është i njohur, por askush nuk e njeh
Rrudhat e ballit janë shenjat e vuajtjeve të tij
Ai rrugëve të qytetit të tij bredhë si i huaj
Kokulur e shpirtlodhur, mallkon lirin që i mori djalin
I rreckosur e barkbosh, viziton varrin e djalit
Puth mermerin e varrit dhe lutet
“ah si nuk jam unë në vendin tënd?”
Ai nuk ka faj
Faj ke ti burrështetas me kollare, që dikur ishe ushtar i djalit të tij
Ti që në kohën e luftës, fjete në odën e tij
Shuajte urinë ne sofrën e tij.
Sot e ke harruar.
Nuk e njeh
Madje as emrin nuk i dinë
Si nuk ke turp?
Apo turpin e hëngre me bukë?!
Lakmia jote sa deti, atë e la pa kulm mbi kokë
Ti që nuk dite me u ngop kurrë, atë e le pa bukë.
Ai shet gjakun e tij, për të ushqyer jetimët e djalit të tij.
Ai ecë i humbur, rrugëve të qytetit të tij.
Të gjithë e njohin, por askush nuk i flet.
Thonë: “ka aromë të keqe”.
Po ai edhe mund të ketë aromë të keqe, por ai është i pastër sikur ari.
Ai nuk vodhi sikur ti
Ai është babai i dëshmorit, që ti ia ke harru edhe varrin
Madje as emrin nuk i dinë, komandantit tënd
Ai vdiq faqebardh, ndërsa ti jetove faqezi.
Plaku shëtit ngadalë rrugëve i heshtur
Ai do të jetoj ende ashtu, por do të vdes me nder.
Ti do jetosh faqezi, por edhe do të vdesësh i tillë.
Plaku është krenaria e luftës dhe krenaria e paqes
Ndërsa ti je, turpi i luftës dhe turpi i paqes.
Frikacak ishe dhe mbete