>
LETERSISHQIP

Lumturia Mbeti Pa Ne

Lantumirë të thash ty e mirë se vjen i thash dhembjes
Ditën kur i ndam rrugët e nga një gur ia vendosëm zemrës
Mbyllëm dyert e të mirës, hapëm derën për të keqen
U mahnitëm nga gënjeshtrat, nuk besuam të vërtetën
Asnjë fjalë asnjë kujtim pa u thyer nuk mbeti
Sot lyps e ti e humbur, ishe princesha e unë mbreti
Prej kalasë që e filluam vetëm pluhuri tani mbeti
Ëndrrat u tretën bashkë me ne
Afshi ynë u shembë në dhe
Zjarri u fikë mbeti veç hiri
Lumturia mbeti pa ne