>
LETERSISHQIP

Covid

Heshtje, qetësi, e panikë
Humbin njerëzit nga rrugët
Frikë ta takojnë njëri-tjetrin
Mobilizim sikur në kohë lufte.
Një teshtitje më e frikshme se krisma e armës.

Të dashuruarit takohen me maska
Nuk ka më puthje
As takime në orët e vona
Përqafimet janë premia e një takimi në kohën e  koronës
Eh, e tillë është dashuria në kohën e virusit.

Me vetëdijen e tij dhe me mendjën e tij
Njeriu shkatërron njeriu, që është si ai
"Njeriu për njeriun është ujkë"
E ka thënë dikur dikush
Nuk ka gabuar
Kur njeriut i vdes zemra dhe ndërgjegjia
Vetëm njeri nuk është më.

Kemi frikë një virus nanomikronësh
E nuk kemi frikë Atë që ka krijuar çdo gjë
Edhe virusin