>
LETERSISHQIP

Vetëm

Rrugëve i paudhë
Me ëndrrat e ndrydhura, e shpresat e vrara
Mbi hijen e vet kërcen
Udhëton drejt harresës.
Me damkën e mallkimit në ballë
Me gurin e Sizifit mbi shpinë
Gjithçka i ka vdekur
Përveç dëshirës për jetë.
Malli i takimit e ka mbytur së gjalli
E festat në vetmi nuk kanë kuptim.
Mëngjeset e ftohta ia ngrijnë duart
E gjakun ia ngrin frika e së nesërmes.
Përballja me të, ia zbehë gjitha dëshirat.
Në ditët me shi
Kujtimet në dritare i rrinë
Me hënën i kalon netët e gjata
E që nuk kanë as data.
Fjalët në buzë iu kanë shuar
Nga të gjithë është harruar
Vetëm për veten jeton.