>
LETERSISHQIP

Rrebel

Cila pritje vlen më shumë se unë?
Asnjë.
Nuk ka asnjë arsye që unë të pres diçka, kur mund të kem shumçka.
Do eci e nuk do ndalem.
Nuk do ndjek askënd, pas askujt nuk do shkoj
Askënd pas vete s'do e marr
E me askënd askund nuk shkoj.
Secilën frymëmarrje do e vlerësoj
Secilin çast do e jetoj
Asnjëherë nuk do dorëzohem
Askush t'më shkelë nuk do lejoj.
Armik i askujt nuk do bëhem
Askënd nuk dua ta skllavëroj
Por askënd nuk do lejoj, skllav mua të më bëj.
I lirë kam lindur, i lirë do jetoj, i lirë do të vdes
Të tillë të më kujtojnë.
Jeta është e imja, vetë do e jetoj
Më fal, por ti nuk je askushi, që unë të të dëgjoj.