>
LETERSISHQIP

Darka E Gabuar

Darka e fundit
Darka e gabuar
Darka më e kobshme
Që ne jemi takuar.
Gjitha fjalët i thamë
Më pas u bëmë pishman
Për gjithçka ishte vonë
Të gjithë na e thanë
Në skutat më të errëta
Të njeri-tjetrit hymë
Në flakën e qirinjëve
Kujtimet u bënë tym.
Gabime në darkën e gabuar
Fundi në darkën e fundit.