>
LETERSISHQIP

Sa Herë Shkruaj Për Ty

Sa herë që shkruaj për ty
E që nuk është gjë e rrallë
Më dridhet dora
E lotin s'mundem me e ndalë.
Kujtimet si ortek më zënë
E frymëmarrja më ndalon
Ndoshta gjithçka është e gabuar
Por zemra nuk kupton.
Nuk ka mure që i ndalin zemrat
E nuk ka kohë që i vjetëron shpirtërat
Edhe tani këto vargje po i ndali
Sepse nuk më lënë të dridhurat.