>
LETERSISHQIP

Për Gabimet Tua

Në secilin takim të kam kërkuar falje
Për gabimet që i ke bë
Unë jam skuq për gënjeshtërat tua
Që pa përtes i ke saju.
Zemrën dhelpër e pamjen engjëll
Me shikim më ke mashtru.
E kam ditë që po më gënjen
Por kam heshtë e të kam besu.
E kam ditë që nuk ndryshon
Edhe pse shumë kam shpresu.
Edhe pse kurrë nuk kam qajtë
Për ty lotët më janë shterru
Edhe pse të mbaj në kujtime
Zemra moti t'ka harru.