>
LETERSISHQIP

Ëndrrat E Fjetura

Një nga një, në dollapin e harresës
Të mbuluar nga pluhuri
Palova ëndrrat e dikurshme
Ëndrrat e vjetra, të ditëve rinore.
Ëndrra që dikur kishin kuptim
E sot kuptimi marrin vetëm të ngujuara
Të fjetura, e të harruara.